Please enter at least 3 characters.

Zhvillohen punime në rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në Mitrovicën Veriore

2024/11/468554773_122134398548384448_4354294454246776704_n.jpg

Në veri është duke punuar intesivisht në rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, shkruan Telegrafi.

“Po punohet intensivisht në rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, për të siguruar menaxhim më efikas të ujërave dhe mbrojtje nga përmbytjet. Paralelisht, po vazhdon rregullimi i rrugëve, duke përfshirë asfaltimin dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qytetarët”, ka thënë Atiq.

Sipas tij, këto investime përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Këto investime përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në komunitet”, ka thënë ai. /Telegrafi/