Site icon Telegrafi

Zhgënjimi i Matheus Cunha kur nuk e dëgjoi emrin e tij nga lista e Brazilit për Kampionatin Botëror

Sulmuesi i Atletico Madridit, Matheus Cunha ka publikuar një video të momentit kur mëson se nuk ka marrë ftesë nga Brazili për Kupën e Botës.

Pasi Tite shpalli listën e brazilianëve, vëmendjen më të madhe e tërhoqi fakti se në mesin e lojtarëve të ftuar nuk janë Roberto Firmino nga Liverpooli dhe Matheus Cunha, i cili luan për Atletico Madrid dhe ka qenë i rregullt në kombëtare vitin e kaluar. Dyshja nuk do të jenë në mesin e fatlumëve që do të udhëtojnë drejt Katarit.

Duke qenë se në këtë drejtim priste një ftesë për Kampionatin Botërori, mungesa e goditi shumë, kur e pa se nuk ishte në mesin e lojtarëve që do të shkojnë drejt Katarit dhe në profilin e tij në Instagram ka publikuar momentin kur ai zbuloi se ai nuk ishte në mesin e lojtarëve të ftuar.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe mbështetjeje. Ishte e vështirë, ishte e dhimbshme, por kjo është pjesë e jetës”, ka shkruar ai së bashku me një video ku tregon se sa i dëshpëruar është për gjithçka.

Në vend të tij janë ftuar emra si: Antony, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Pedro, Neymar, Raphinha, Richarlison, Rodrigo, Vinicius Junior dhe Everton Ribeiro. /Telegrafi/

Exit mobile version