Site icon Telegrafi

Zhegrova trullos mbrojtësin serb të Qipros dhe realizon një gol të jashtëzakonshëm

Kosova e ka ngritur në 2-0 epërsinë ndaj Përfaqësueses së Qipros në udhëtim.

Pasi Valon Berisha realizoi për 0-1 në minutën e 65-të, 12 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë.

Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje i Dardanëve, Edon Zhegrova ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm.

Anësori prishtinas fillimisht e trullosi me lëvizjet e tij mbrojtësin serb të natyralizuar si qipriot, Alex Gogic për të shënuar një gol tejet të bukur.

Me epërsinë e dyfishtë, tani Kosova është shumë afër ta nis këtë kampanjë kualifikuese me fitore në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version