Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar subjektet politike të kryeartëve aktual, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.
Sipas njoftimit të KQZ-së afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ka filluar nga dje 1 prill dhe zgjatë deri më 15 prill.
Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org .
Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/
Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të medieve:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/
Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të OJQ, Organizatave Qeveritare, Organizata Ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja në Kosovë:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve/
Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi. /Telegrafi/