Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në të gjitha bashkitë e vendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për mediat, Meta deklaroi se kjo është më e mira për opozitën, në kushtet kur vendi udhëhiqet nga mafia.
“Po. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët. Kjo është më e mira për situatën, për arsye se jem në kushtet e një shteti mafioz. Në kushtet e një shteti mafioz, opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar, sepse kuptohet në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë, aq më mirë për qytetarët. Por nuk jemi në kushte normale, demokratike”, theksoi Meta.
Ai shtoi se objektivi kryesor është fitorja e opozitës dhe ky do të jetë investimi më i madh i Partisë së Lirisë, pavarësisht se çdo forcë politike ka ambiciet e saj. /Euronews Albania/