Site icon Telegrafi

E konfirmon zëvendëspresidenti turk: Gjashtë të vdekur dhe 81 persona të lënduar nga shpërthimi në Stamboll

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay ka deklaruar se 81 persona janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi të dielën në sheshin Taksim të Stambollit, derisa më herët u raportua se gjashtë persona humbën jetën.

Sipas tij, dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raportojnë mediet turke, përcjell Telegrafi.

Oktay thotë se incidenti po konsiderohet si një akt terrorist që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, e që sulmuesi konsiderohet të jetë një grua.

“Ne e konsiderojmë si një akt terrorist, që ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombës nga një sulmues, të cilin e konsiderojmë se ka qenë një grua. Kushdo që qëndron pas këtyre ngjarjeve, ato do të ndiqen deri në fund, edhe nëse shkojnë në skajin tjetër të botës, jo brenda kufijve”, thuhet në deklaratën e zëvendëspresidentit turk.

Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi më herët se vëzhgimet e para tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin e së dielës. /Telegrafi/

Exit mobile version