Please enter at least 3 characters.

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e armëve në bashkëpunim me SHBA-në

2023/09/04efb771-2983-4fc3-9def-e1ce902814d6-scaled.jpg
215:"Ukrainian President Volodymyr Zelensky addresses the 78th United Nations General Assembly at UN headquarters in New York City on September 19, 2023. (Photo by Ed JONES / AFP) (Photo by ED JONES/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në.

Masa do të lejojë Kievin të fillojë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore si pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Prodhimi i tyre do të krijojë vende pune dhe një bazë të re industriale në Ukrainë.

Njoftimi u bë i ditur në faqen presidenciale kur Zelensky përfundoi një vizitë në SHBA.

“Ishte një vizitë shumë e rëndësishme në Washington, rezultate shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.

“Dhe një marrëveshje afatgjatë - ne do të punojmë së bashku në mënyrë që Ukraina të prodhojë armët e nevojshme së bashku me Shtetet e Bashkuara. Bashkë-prodhimi në [sektorin] e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është një gjë historike".

Ukraina ka rritur përpjekjet e saj për të rritur prodhimin vendas të armëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ministria për Industritë Strategjike, e cila mbikëqyr prodhimin e armëve në Ukrainë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

“Ne po përgatitemi të krijojmë një ekosistem të ri mbrojtës me Shtetet e Bashkuara për të prodhuar armë për të forcuar lirinë e mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën së bashku”, tha Zelensky pa dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/