Site icon Telegrafi

Zelensky: Tregoni Putinit që gjeneralët e mi janë në disponim të mirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se operacionet e kundër-ofensivës ishin duke u zhvilluar, por nuk pranoi të ndante detaje, duke u thënë gazetarëve që t’i thonë presidentit rus Vladimir Putin se gjeneralët e Ukrainës janë optimistë.

Udhëheqësi ukrainas, gjatë një konference shtypi në Kiev, ngriti supet kur u pyet për komentet e Putinit, i cili tha të premten se Kievi kishte filluar kundërsulmimin e tij, por nuk arriti të bënte ndonjë progres, transmeton Telegrafi.

“Aksionet kundërsulmuese dhe mbrojtëse janë duke u zhvilluar në Ukrainë, por nuk do ta them në detaje se në çfarë faze janë”, tha Zelensky.

“Ata (gjeneratë) janë në disponim të mirë. Tregoni Putinit”, tha ai me buzëqeshje duke qëndruar përkrah kryeministrit kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi sot Ukrainë.

Exit mobile version