Please enter at least 3 characters.

Zelensky thotë se Ukraina ka rrëzuar dy aeroplanë rusë të tipit SU

2023/05/DQPP6W6T2JAT5OVPWPWSN2ZYSQ.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se Garda Kombëtare e Ukrainës ka rrëzuar dy aeroplanë rusë të tipit SU në rajonin e Zaporizhia-s.

Zelensky nuk dha më shumë detaje rreth aeroplanëve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tipi SU mund të ketë të bëjë me aeroplanët e prodhuar nga Sukhoi – prodhues të aeroplanëve ushtarakë rusë.

"Unë u jam mirënjohës dy prej luftëtarëve tanë veçanërisht të saktë", thotë presidenti ukrainas.

“Meqë ra fjala, njërit prej tyre tashmë iu është dhënë titulli Hero i Ukrainës dhe ka rrëzuar jo vetëm aeroplanët e armikut, por edhe një raketë lundrimi”. /Telegrafi/