Site icon Telegrafi

Zelensky shmangu përmendjen e sulmit në Moskë në fjalimin e fundit të tij

Fjalimi i mbrëmjes i presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar botës nuk përmendi asnjë sulm me dron që dëmtoi ndërtesat në kryeqytetin e Rusisë.

Ai më herët mohoi se Kievi kishte përfshirje të drejtpërdrejtë në sulm, pasi Vladimir Putin e quajti sulmin një “sulm terrorist” nga Ukraina.

Dhe në fjalimin e fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti ukrainas foli për breshërinë e fundit të sulmeve në vendin e tij, duke falënderuar forcat e mbrojtjes ajrore për zmbrapsjen e një sulmi tjetër të natës nga dronët rusë dhe duke ofruar ngushëllime për të vrarët në sulme.

Zelensky tha se ai zhvilloi një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe një takim me përfaqësuesit e kompanisë britanike të mbrojtjes BAE Systems me “një bazë të përshtatshme për prodhimin dhe riparimin në Ukrainë”.

Ai u takua gjithashtu me një delegacion nga qendra e mendimit e Këshillit Atlantik të SHBA dhe përmendi se infrastruktura e strehimoreve për civilët do të rritet. /Telegrafi/

Exit mobile version