Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia po zhvillon një “luftë gazi” kundër Evropës

Ukraina ka akuzuar Moskën që po zhvillon një “luftë gazi” kundër Evropës dhe për ndërprerjen e furnizimeve për të shkaktuar “terror” mbi njerëzit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, firma ruse e energjisë Gazprom njoftoi se po redukton edhe një herë rrjedhjet e gazit në Gjermani për të lejuar punën në një turbinë në tubacionin Nord Stream 1.

Por presidenti i Ukrainës Volodoymyr Zelensky tha se ky ishte thjesht “shantazh gazi” kundër Evropës.

Lexo po ashtu Gazprom - Furnizimi i BE-së me Nord Stream 1 do të shkurtohet më tej

Gazsjellësi Nord Stream 1, që pompon gaz nga Rusia në Gjermani, ka punuar shumë nën kapacitetin e saj prej javësh.

Në fillim të këtij muaji, tubacioni më i madh evropian i Rusisë u mbyll plotësisht për një pushim 10-ditor të mirëmbajtjes, duke shkaktuar frikë në Evropë se dërgesat nuk do të rifillonin fare.

Dërgesat rifilluan pesë ditë më parë – megjithëse me një kapacitet të reduktuar. Por të hënën, Gazprom njoftoi se do të shkurtonte furnizimin e tij me gaz edhe një herë.

Këtë herë, tha se duhej të shkurtonte furnizimin me gaz në rreth gjysmën e niveleve aktuale në mënyrë që të kryente punë mirëmbajtjeje. Qeveria gjermane, megjithatë, tha se nuk kishte asnjë arsye teknike që ajo të kufizonte furnizimin.

“Shantazhi me gaz i Evropës, i cili vetëm përkeqësohet çdo muaj, i nevojitet një shteti terrorist për t’i bërë më keq jetën çdo evropiani”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës. /Telegrafi/

Exit mobile version