Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia po përpiqet që ta marr nën kontroll Çernobilin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur rreth situatës së fundit pas pushtimit rus në Ukrainë.

I pari i shtetit të Ukrainës ka bërë të ditur se forcat pushtuese ruse po përpiqen që të marrin centralin bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin centralin bërthamor Çernobilin. Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986”, shkroi presidenti ukrainas.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Ai më tutje ka pohuar se këtë ia ka thënë edhe kryeministres së Suedisë, Magdalena Andersson, “Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”.

Tashmë mediat ndërkombëtare kanë raportuar për viktima në radhët e ushtrisë dhe civilëve ukrainas ndërsa rusët po vazhdojnë drejt kryeqytetit Kievit.

Ndryshe, Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë aeroplanë rusë dhe një helikopter. /Telegrafi/

Exit mobile version