Volodymyr Zelensky tha se nuk bëhet fjalë për film pasi u pyet se kur do të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ukrainase – e cila duket se po merr formë.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez, Alar Karis në Kiev, udhëheqësi ukrainas pohoi “se ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do ta shihni kundërsulmin”.
Lideri ukrainas deklaroi se “gjëja kryesore” me kundërsulmin është “se Rusia e sheh atë, dhe jo vetëm që e sheh atë, por edhe e ndjen”, raporton skynews.
Zelenskyy about the counteroffensive: "It's not a movie, it's hard for me to say how you will see the counteroffensive. The main thing is for Russia to see it, and not only to see it, but to feel it. The liberation of all the occupied regions is the result of the… pic.twitter.com/9OhJGQaZU8
— NEXTA (@nexta_tv) June 2, 2023
“Sidomos po flasim për ato trupa që kanë pushtuar territorin tonë”, shtoi ai, “De-okupimi i territoreve tona është qëllimi i kundërofensivës”.
Sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shtuar gjatë muajit të kaluar teksa afrohet kundërofensiva e forcave ukrainase.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/