Site icon Telegrafi

Zelensky i gatshëm të flas me Putinin rreth statusit neutral me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putinit që të bashkohet me të në tryezën e bisedimeve.

Në video mesazhin e drejtuar popullit ukrainas Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak humbje do të ketë Rusia”.

Më herët, një zëdhënës i Zelenskyy tha se Ukraina është e hapur për të diskutuar statusin e saj neutral me Rusinë, raporton theguardian.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov thotë se Moska do të jetë e gatshme të zhvillojë bisedime me Kievin vetëm pasi ushtria e Ukrainës të ketë dorëzuar armët.

Lexo po ashtu Kremlini i përgjigjet presidentit ukrainas: Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën për "neutralitetin"

Lavrov gjithashtu pretendoi se Rusia dëshiron që populli ukrainas të jetë i pavarur dhe të ketë mundësinë të përcaktojë lirisht fatin e tij, por paralajmëroi se Kremlini nuk dëshiron që “neo-nazistët” të qeverisin fqinjin e Rusisë.

Ai shtoi se Rusia nuk sheh asnjë mundësi për të njohur qeverinë aktuale të Ukrainës si demokratike.

Ndryshe, Ukraina ka njoftuar se deri më tani agresioni rus ka shkaktuar 137 viktima duke përfshirë ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version