Site icon Telegrafi

Zelensky: 24 orët e ardhshme ‘vendimtare’ për Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka thënë presidentit Volodymyr Zelenskyy se do të bëjë “gjithçka që mundet” për të siguruar që ndihma e mëtejshme ushtarake të arrijë te forcat ukrainase, tha Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson foli sërish me presidentin ukrainas të dielën, duke vlerësuar rezistencën “heroike” të popullit ukrainas përballë sulmit rus.

Zelensky tha, nga ana tjetër, se 24 orët e ardhshme do të jenë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij.

“Kryeministri (britanik) lavdëroi trimërinë e popullit ukrainas pas pushtimit rus dhe vlerësoi udhëheqjen e presidentit Zelenskyy përballë këtyre fatkeqësive”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik.

Sipas tij, “rezistenca e popullit ukrainas ishte heroike”, ka shtuar kryeministri.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

“Presidenti Zelenskyy tha se besonte se 24 orët e ardhshme ishin një periudhë vendimtare për Ukrainën dhe kryeministri (britanik) tha se do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët që të arrinin në Ukrainë”.

“Udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt të ngushtë dhe kryeministri përsëriti mbështetjen e vendosur të Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin e Ukrainës”. /Telegrafi/

Exit mobile version