Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar forcat e mbrojtjes ajrore të vendit të tij pas sulmit më të madh me dron të Rusisë në Kiev që nga fillimi i luftës.
“Ju jeni heronj”, tha Zelensky, pasi komandantët ushtarakë thanë se shumica e të ashtuquajturve dron kamikaze të lëshuar nga Rusia u rrëzuan, përcjell Telegrafi.
Megjithatë dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga mbeturinat.
Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj Kievit në javët e fundit, duke kërkuar të mposht mbrojtjen e kryeqytetit.
Sulmi brenda natës – sulmi i 14-të ajror i Rusisë në Kiev këtë muaj – erdhi ndërsa njerëzit e kryeqytetit përgatiteshin të festonin Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të qytetit më shumë se 1500 vjet më parë.
Në një demonstrim të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë, njerëzit shkuan në parqe, bare dhe restorante në kryeqytet për të festuar.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko më herët e përshkroi sulmin gjatë natës si “masiv”, duke thënë se dronët “po vinin nga disa drejtime menjëherë”. /Telegrafi/