Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Pentagonit, Kirby: Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë pas sulmit në Kabul

Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.

Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në Portën e Abacisë ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose pranë Hotel Baron, një distancë të shkurtër nga Abbey Gate”, ka shkruar Kirby në Twitter.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit dhe se ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku po e përcjell situatën në Afganistan.

Lexo po ashtu Dalin imazhet e para pas shpërthimit të madh në Kabul (Pamje të rënda)

Gjersa presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje për kujdes para se “situata të shkojë në drejtimin që ne nuk mund ta kontrollojmë” dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme.

Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/

Exit mobile version