Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Klitschkos mohon se kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është ‘i rrethuar’

Zëdhënësi i Klitschkos mohon se Kievi është ‘i rrethuar’, shkruan The Kiev Independent, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë për AP, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se “Kiev ishte i rrethuar”, por gati për të luftuar.

Por zëdhënësi i tij tha se ai “nuk ishte i qartë” dhe se një informacion i tillë është “një gënjeshtër dhe një manipulim”.

Sidoqoftë, kryetari i bashkisë së Kiev derisa ka folur për Associated Press, së paku siç është cituar nga mediumi në fjalë, ka thënë se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, citohet të ketë thënë ai. “Për momentin ne jemi të rrethuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version