Site icon Telegrafi

Zbulohet vizatimi me pamjen më të vjetër të Venedikut

Një pamje e Venedikut, që daton në shekullin XIV, vizatim i konsideruar si më i vjetri i njohur deri më sot i Qytetit të Doxhëve, u zbulua nga një studiuese e Universitetit skocez “St. Andrews”.

Vizatimi është pjesë e një dorëshkrimi që tregon udhëtimin e Niccolò da Poggibonsi-t, një pelegrin italian që shkoi në Jerusalem në periudhën mes viteve 1346-1350.

Gjatë pelegrinazhit, ai kaloi nëpër Venedilk dhe përshkrimi i tij i qytetit shoqërohet nga një vizatim me pendë i qytetit, ku mund të shihen kisha, gondola dhe kanale.

Dorëshkrimi, që sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Firences, duhet të jetë realizuar pak pas kthimit të tij në Itali, në vitin 1350.

Exit mobile version