Disa arkeologë izraelitë njoftuan sot se kanë zbuluar një kishë në rajonin e Galilesë, duke garantuar se ajo është ngritur në vendin ku ndodhej shtëpia e apostujve Pjetër dhe Andrea.
“Kjo kishë bizantine u zbulua në El Araj, mes vendeve biblike Capharnaum dhe Kursi”, njoftoi Mordechai Aviam, që drejtoi gërmimet arkeologjike.
Bëhet fjalë për fshatin e peshkatarëve Betsaidan, ku sipas Ungjillit të Gjonit kanë lindur Pjetri dhe vëllai i tij Andrea.
Shën Pjetri, për kishën katolike është papa i parë.