Superylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka mposhtur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, për t’u shpallur lojtari më i vlefshëm aktualisht në Ligën Premier.
Disa klube të Ligës Premier janë ende duke u përpjekur të shtyjnë nënshkrimet përpara mbylljes së afatit kalimtar të transferimit në 5 tetor.
Por, faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt ka renditur 20 lojtarët më të vlefshëm momentalisht në Ligën Premier.
Sterling, 25 vjeç, është vlerësuar si më i shtrenjti me një vlerë prej 128 milionë eurosh, duke vendosur veten përpara Manes të vendit të dytë me vlerë prej 120.5 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Kevin de Bruyne me vlerë 120 milionë euro, po aq sa vlejnë edhe Mohamed Salah dhe Harry Kane.
Emrat e tjerë që shfaqen në listën e 20 më të mirëve përfshijnë yllin e Manchester United, Bruno Fernandes, talentin e Chelseat, Kai Havertz dhe sulmuesin e Spurs, Son Heung-min.
Më poshtë keni listën me 20 lojtarët më të vlefshëm të Ligës Premier aktualisht.
20.Timo Werner (Chelsea): 64 milionë euro
19.Son Heung-min (Tottenham Hotspur): 64 milionë euro
18.Rodri (Manchester City): 64 milionë euro
17.Andy Robertson (Liverpool): 64 milionë euro
16.Dele Alli (Tottenham Hotspur): 64 milionë euro
15.Bruno Fernandes (Manchester United): 70 milionë euro
14.Roberto Firmino (Liverpool): 72 milionë euro
13.Alisson (Liverpool): 72 milionë euro
12.Marcus Rashford (Manchester United): 80 milionë euro
11.Virgil van Dijk (Liverpool): 80 milionë euro
10.Paul Pogba (Manchester United): 80 milionë euro
9.Bernardo Silva (Manchester City): 80 milionë euro
8.N’Golo Kante (Chelsea): 80 milionë euro
7.Kai Havertz (Chelsea): 81 milionë euro
6.Trent Alexander-Arnold (Liverpool): 110 milionë euro
5.Mohamed Salah (Liverpool): 120 milionë euro
4.Harry Kane (Tottenham Hotspur): 120 milionë euro
3.Kevin De Bruyne (Manchester City): 120 milionë euro
2.Sadio Mane (Liverpool): 120.5 milionë euro
1.Raheem Sterling (Manchester City): 128 milionë euro
/Telegrafi/