Site icon Telegrafi

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Minuta 57-të e ndeshjes mes Bayernit dhe Real Madridit, Harry Kane po përgatitej të ekzekutonte penalltinë e tij kur Jude Bellingham u shfaq duke i thënë diçka bashkatdhetarit të tij.

Çfarë i tha Jude, Kane? Shumë media janë përpjekur të zbulojnë se cili ishte dialogu mes futbollistit të Real Madridit dhe sulmuesit të Bayern Munichut.

Ish-sulmuesi i Spurs e bëri rezultatin 2-1 , duke përmbysur epërsinë e Real Madridit në katër minuta, por më parë Jude Bellingham u përpoq të dekoncentronte bashkëlojtarin e tij te Anglia.

Lexo po ashtu Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Fytyra e përqendrimit të Kane nuk ndryshoi fare pavarësisht se Bellingham i tha ca fjalë në vesh. Madje gjyqtari i ndeshjes i kërkoi Jude të largohej nga pika e bardhë.

Në zonën mikse, gazetari i El Mundo, Abraham Romero, ka pyetur sulmuesin e skuadrës bavareze për atë moment.

“Nuk e dija vërtet në atë moment. Nuk e di çfarë më tha. Më pas fola me të dhe më tha se e dinte se do të gjuante majtas dhe se do t’i tregonte portierit Lunin”, deklaroi Kane.

“E pashë portierin të shkonte pak më herët dhe arrita ta shënoj. Por, në fushë, nuk e di se çfarë tha ai. E dija se ai (Bellingham) ishte aty, por nuk ia dëgjova zërin”, shtoi më tej sulmuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version