Site icon Telegrafi

Zbulohen detaje për fluturaken misterioze që u rrëzua në Zagreb, autoritetet kroate thonë se ishte futur përmes Hungarisë

Zbulohen detaje për fluturaken misterioze që u rrëzua në Zagreb, autoritetet kroate thonë se ishte futur përmes Hungarisë

Këshilli për Siguri Nacional i Kroacisë, ka mbajtur takim pasi mbrëmë në Zagreb ka rënë një fluturake pa pilot.

Në takim morën pjesë nënkryetari i qeverisë kroate që është kompetent për sigurinë nacionale, ministri i Mbrojtjes si dhe ai i Punëve të Brendshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Eksperti amerikan i aviacionit ushtarak jep detaje për fluturaken që u rrëzua në Zagreb

Aty ishin edhe përfaqësues të agjencisë ushtarake të inteligjencës, që diskutuan për fluturaken që ra në kryeqytetin kroat gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Të gjitha organet kompetente janë përfshirë dhe pas konsultimeve dhe të dhënave të marra, është konstatuar se fluturakja pa pilot është futur në hapësirën ajrore kroate nga pjesa perëndimore – përkatësisht nga Hungaria, duke lëvizur me një shpejtësi prej 700 kilometra në orë dhe fluturonte në 1300 metra lartësi”, thuhet në një kumtesë.

Lexo po ashtu Shihni se si dukej këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes - që dyshohet se ishte ruse - në Zagreb të Kroacisë

Në anën tjetër është bërë e ditur se po vazhdojnë hetimet mes policisë dhe ushtrisë kroate.

“Në koordinim me sistemin mbrojtës janë ndërmarrë të gjitha masat tjera – përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në veçanti me NATO-n, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, thuhet ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version