Site icon Telegrafi

Zbulim rekord nga policia gjermane – kapen 35 tonë kokainë, arrestohen shtatë persona

Ilustrim

Policia gjermane kreu një aksion të koordinuar bastisjesh në shtatë shtete federale.

Policia gjermane ka arrestuar shtatë persona dhe ka sekuestruar kokainë me vlerë disa miliardë euro.

Bëhet e ditur se janë kapur 35 ton kokainë, shkruan gazeta gjermane, Bild.

Hetuesit deklarojnë se është kapja më e madhe e kokainës në Gjermani, shkruan kronenzeitung.

Bastisjet në kuadër të operacionit “Plexus” u kryen në Nordrhein-Westfalen, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Zyra e prokurorit të shtetit në Dyseldorf tha se operacioni u krye nga një ekip hetuesish narkotikësh nga doganat dhe policia nga Stuttgarti, North Rhine-Westphalia dhe Karlsruhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version