Site icon Telegrafi

Zbardhet vendimi i gjykatës, lihet në burg Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme në Shqipëri (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Seanca për masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë Durrës ka nisur në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00.

Lexo po ashtu Kush është Vangjush Dako, njeriu që akuzohet se kontrollon Durrësin nga prapaskena

Ndërkohë, GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version