Thierry Henry nuk mund të rezistonte që të mos lëshonte një thumbim të madh ndaj tifozëve të rivalit lokal të Arsenalit, Tottenahm Hotspurs, teksa mbante në duar çmimin e fituar nga Lionel Messi në ceremoninë e “FIFA The Best”.
46-vjeçari, i cili shënoi 228 gola në 377 ndeshje për Topçinjtë, pranoi çmimin e Messit për lojtarin më të mirë të FIFA-s në emër të argjentinasit pasi mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në këtë garë.
Një përzierje e kapitenëve të ekipeve kombëtare, gazetarëve, trajnerëve dhe tifozëve votuan përmes faqes së internetit të FIFA-s për të zgjedhur lojtarin më të jashtëzakonshëm midis 19 dhjetorit 2022 dhe 20 gushtit 2023.
Messi, i cili fitoi titullin e Ligue 1 me Paris Saint-Germain gjatë asaj kohe, fitoi votën nga tifozët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, ndërsa Erling Haaland u zgjodh nga gazetarët dhe trajnerët.
Pasi u njoftua se Messi do të shtonte një çmim tjetër në kabinetin e tij të trofeut tashmë të rrëmbyer, ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Thierry Henry, doli në skenë për të marrë çmimin.
Legjenda franceze shfrytëzoi rastin për të thumbuar tifozët e Tottenhamit, pasi në skenë me të ishte njëra nga udhëheqëset e ceremonisë, Reshmin Choëdhury, e cila njihet si fanse e Spurs.
“Ju jeni një tifoze e Spurs dhe zakonisht nuk keni në dorë një trofe, kështu që unë do ta marr këtë”, deklaroi Henry pasi mori çmimin The Best.
Shakaja e Henryt u prit me të qeshura nga të pranishmit dhe momenti shpejt u bë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Thierry Henry collects the FIFA Best Men’s Player of the Year award on behalf of Lionel Messi and RIPS into Tottenham at the same time 🤣 pic.twitter.com/kGsbrRLLUy
— Mail Sport (@MailSport) January 15, 2024