Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot takoi senatorin e Francës dhe përfaqësuesin e shtetasve francez jashtë Republikës së Francës, Olivier Cadic, në shoqërim të ambasadorit francez në Maqedoni, Christian Thimonier.
Ju përkrahim në rrugën e integrimeve evropiane, shpejtoni, ishte porosia që përcolli senatori Cadic, duke vlerësuar se referendumi në vijim është kalim në vazhdimin drejt intergimit në BE dhe NATO.
“Besoj se referendumi do të jetë i suksesshëm sepse shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim të shtetit tonë në NATO dhe BE. Ndërsa të gjithë qytetarët dëshirojnë dhe meritojnë jetë cilësore në vendlindjen e tyre, gjë që do të mundësojë ky integrim”, tha kryeministri Zaev.
Ai shprehu falënderimet për përkrahjen që jep Franca për Maqedoninë në proceset e integrimit dhe dërgoi përshëndetjet deri te presidenti i Francës, Emmanuel Macron./Telegrafi/