Site icon Telegrafi

Ylli i Sigal Prishtinës dikur luante futboll për Chelesan

Andrew Lawrence ishte më i miri. 23 pikë dhe 4 asistime për të ndaj Enisey. Foto: Telegrafi

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence, ka një karrierë të bujshme prapa si sportist.

Para se të niste karrierën si basketbollist, ai ishte futbollist dhe luante për Chelsean për kategoritë U-16.

Këtë pohim ai e bëri në emisionin Wazzup në KlanKosova, ku pranoi se po kalon shumë mirë në Prishtinë dhe se është i lumtur me karrierën e tij, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Sigal Prishtinës para derbit me Pejën

Lawrence luan për kombëtaren e Britanisë në basketboll dhe ai në Prishtinë po shkëlqen në ndeshjet e fundit.

Ai dje ndaj skuadrës BC Enisey realizoi 24 pikë dhe katër asistime.

Exit mobile version