Site icon Telegrafi

Ylli i Milanit i nënshtrohet operimit në gju dhe do të mungojë gjashtë muaj

Alessandro Florenzi i është nënshtruar operimit për të rikonstruktuar ligamentin e këputur dhe meniskusin në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Milani.

Veterani italian pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje miqësore që ‘Rossonerët’ e zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u rikthye në Itali dhe iu nënshtrua rikuperimit në qytetin e Milanit ndërsa pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.

Siç raporton Sky Sport Italia, si pasojë e këtij lëndimi, Florenzi mund të mbetet jashtë fushave për gjashtë deri në tetë muaj.

33-vjeçari u rrit në akademinë e Romës ndërsa ka luajtur në formë huazimi tek disa ekipe si Crotone, Valencia dhe Paris Saint-Germaini para transferimit të tij tek Milani në 2021.

Ai numëron rreth 288 paraqitje në elitën e futbollit italian, teksa ka shënuar 28 gola dhe ka dhuruar 33 asistime, duke luajtur në pozita të ndryshme si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe mesfushor.

Lëndimi i tij mund të bëjë që drejtuesit e Milanit të shtyjnë edhe më fortë për transferimin e Emerson Royal i cili tash e sa kohë është objektiv i tyre./Telegrafi/

Exit mobile version