Site icon Telegrafi

Yjet e Llapit që po shkëlqejnë këtë sezon dhe kanë tërhequr edhe interesimin e gjigantit çek Slavia Pragë

Llapi sot me një anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur që ka filluar bisedimet për një bashkëpunim me gjigantin çek Slavia Pragë.

Në këtë takim ka marr pjesë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili me sukses e ka drejtuar skuadrën e tij për vite me radhë, ndëras aktualisht është lider në Superligën e Kosovës, para Ballkanit dhe Dritës.

Puna e madhe e trajnerit Tahir Batatina dhe sukseset e Llapit ka rënë në sytë edhe të klubeve të njohura, siç është Slavia Praga, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit në Republikën e Çekisë.

Siç ka shkruar klubi i Llapit në rrjetet sociale, Slavia e njohur është interesuar për disa lojtarë që aktualisht po shkëlqejnë në “Zahir Pajaziti”.

Telegrafi mëson që emrat që kanë shfaqur interesim çekët janë Muhamet Hyseni, Diar Vokrri, Ilir Krasniqi dhe Elvir Gashijani.

Lexo po ashtu Tahir Batatina takohet me drejtues të Slavia Pragës, tregon interesimin për tre lojtarë dhe bashkëpunimin në të ardhmen

Sulmuesi 23 vjeçar, Muhamet Hyseni ka spikatur këtë sezon, duke luajtur në 25 ndeshje, ku ka 19 gola dhe tri asistime në Superligën e Kosovës.

Ai është ftuar edhe nga Kosova në ndeshjet e tetorit të vitit të shkuar, ku shënoi një gol ndaj Zvicrës. Vlera e Hyseni në Transfermarkt është 600 mijë euro.

Mbrojtësi 24 vjeçar, Ilir Krasniqi është një tjetër që ka kohë që ka rrëmbyer zemrat e fansave të futbollit në Kosovë.

Ai është lojtar i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa vlera e tij në Transfermakt është 550 mijë euro.

Dy emra tjerë që këtë vit kanë befasuar te Llapi janë mbrojtësi i krahut, Diar Vokrri dhe sulmuesi anësori Elvir Gashijani.

Vokrri, 19 vjeçar ka 18 paraqitje me Llapin, ndërsa njihet për shpejtësinë e tij dhe harkimet e sakta.

Ai ka vlerë 175 mijë euro në Transfermarket dhe është një lojtarët më interesant që luan në Superligën e Kosovës, duke bërë disa klube ta shohin me interesim të madh.

Elvir Gashijani është 17 vjeç dhe njëri prej më të mirëve në ndeshjet e Kosovës U19 në Elite Raund.

Vlera e tij në Transfermarkt është 170 mijë euro, ndërsa këtë vit në Superligën e Kosovës ka një gol dhe një asistim.

Për këta futbollistë nuk janë të interesuar vetëm çekët, pasi ka shumë klube të tjera që janë gati të bëjnë oferta në drejtim të tyre, ndërsa disa u refuzuan në afatin kalimtar të janarit.

Një emër tjetër që ka rënë në ‘radarin’ e Slavia Pragës është Albion Miftari që po shkëlqen me Llapin U21 në këtë sezon.

Lexo po ashtu Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?

Djelomshat llapjanas janë në rrugë drejt titullit të parë kampion në histori të klubit.

Llapi ka 54 pikë, një më shumë se Ballkani që ka 53 dhe tri më shumë se Drita që është e treta. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version