Site icon Telegrafi

Yjet e estradës në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës: Forca djema

Kosova zhvillon ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut që me fitore eventuale do ta dërgonte një hap pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offit’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për ta kërkuar një vend në Evropian

Shumë emra të njohur nga sporti, politika e arti kanë shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për djemtë e Përfaqësueses së Kosovës.

Aktorja Adriana Matoshi, reperi Agon Amiga, këngëtarja dhe modelja Morena Taraku dhe Ermal Fejzullahu, janë vetëm disa nga emrat e njohur që ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi suportuese ndaj futbollistëve që sonte luajnë kundër Maqedonisë së veriut.

Në vazhdim, ju përcjellim disa prej tyre:

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

 

Foto: Agon Amiga/InstaStory

 

Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory

 

Foto: Morena Taraku/InstaStory
Exit mobile version