Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure i është vetë ofruar Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Afrikani do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe do të largohet nga klubi anglez.
Interi ishte i interesuar për 32 vjeçarin, por sipas Gianluca Di Marzios lojtari i është ofruar Juventusit.
Nuk është e çartë nëse Bianconerët kanë bërë ofertë për lojtarin.
Sipas kësaj ueb faqeje klubi torinez është i interesuar për Andre Gomesin e Benficas, që po ashtu e duan edhe Manchester United dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/