Site icon Telegrafi

Yaya Toure vendos të pensionohet

Foto: B/R Football

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure i ka dhënë fund futbollit të luajtur.

Pas një karrierë të bujshme duke luajtur në shumë skuadra të njohura dhe kampionate të mëdha, Toure ka vendosur të pensionohet.

Mesfushori Toure e nisi karrierën te skuadra belge, Beveren, ndërsa më pas luajti për Metalurg Donjeck në Ukrainë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Yaya Toure

Pas luajtjes në Ukrainë, Toure bëri një kapërcim në karrierë duke kaluar në Greqi te Olympiacos, ndërsa më vonë te Monaco.

Nga Monaco, mesfushori shtatlartë shpërtheu duke kaluar në La Liga te Barcelona, ku fitoi të gjithë titujt, ndërsa më pas u transferua në Angli te Manchester City dhe në fund u rikthye përsëri te Olympiacosi.

Toure ka fituar gjashtë tituj kampionë, ku një e fitoi në Greqi, dy në Spanjë dhe tre në Angli.

Kulmin e suksesin e ka arritur te Barcelona, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve. /Telegrafi/

Exit mobile version