Yaya Toure është pensionuar nga kombëtarja e e Bregut të Fildishtë.
Mesfushori i Manchester Cityt përmes llogarisë zyrtare në Facebook ka njoftuar publikun rreth këtij vendimi.
Mesfushori që nisi karrierën te Barcelona ka bërë të ditur se pas 14 viteve të kaluara me ‘elefantët’ e Bregut të Fildishtë dhe një trofeu të fituar me kombëtaren në Kampionatin Afrikan, ka ardhur koha për t’ua liruar hapësirën të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Mesfushori 33-vjeçar ka pasur 100 paraqitje për kombëtaren, ku ka shënuar 19 gola.
Toure deri më tani në këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje në ligën elitare angleze, ku City ka pikë maksimale 15 sosh dhe është lider në Ligën Premier. /Telegrafi/