Site icon Telegrafi

Xhuli pyetet nëse do të bënte një skenë intime për film, ndërsa tregon se ka pasur ofertë për një serial të Netflixit

(Foto: Screenshot/BBVK/YouTube/Instagram)

Gjatë një bashkëbisedimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura është pyetur nëse do të pranonte të bënte një skenë seksuale në film.

Aktorja Arta Selimi (në prezencë të Edon Shilekut) e ka pyetur Xhulin nëse do të pranonte ta bënte një skenë të tillë për një shumë të caktuar parash.

Përgjigja fillimisht ishte negative, duke qenë se flitej për një film në Kosovës dhe ajo theksoi se nuk është aktore dhe po të dëshironte të merrej me aktrim këtë do ta bënte në Londër.

Tutje, Juliana ka treguar se ka pasur ofertë për një rol të shkurtë në një serial të Netflixit, të cilën nuk e ka pranuar, ndërsa tash është penduar për këtë gjë.

“Më është ofruar një serial që është tash në Netflix, që është shumë i mirë. Kur e kam marrë atë ofertë, kam menduar se po bëjnë shaka… Ka qenë vetëm një rol dy-tri minuta… Tash jam penduar që nuk e kam marrë, sepse aktrimin e dua, artin në përgjithësi e dua”.

“Por, a e kisha bërë një skenë seksuale në aktrim? Unë duhet të mendoj se është aktrim dhe nuk jam unë aty, por është personi që e aktroj dhe e kisha bë. Por, varet si dhe në çfarë rrethanash”, është shprehur Xhuli. /Telegrafi/

Exit mobile version