Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme.
Ajo ditën e sotme (e hënë) tregon se është takuar me këngëtaren e njohur, Arta Bajrami.
Ato janë shoqe për shumë vite dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e ka thënë disa herë.
“E dua atë për shumë arsye”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit të publikuar në InstaStory.
Modelja nga Drenica ka shprehur vlerësim për të më parë edhe si artiste, e cila dihet se është në skenë që një periudhë të gjatë.
Arta nga ana tjetër po vazhdon me stilin e saj muzikor, gjersa është tejet aktive me këngë.
Bajrami ndër tjerash viteve të fundit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe jetës private. /Telegrafi/