Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka pasur së fundmi një diskutim me Vedat Bajramin dhe Dafina Dautin mbi librat dhe rëndësinë e tyre.
Ajo ka treguar se si kontribuon tek edukimi i fëmijëve të vëllezërve të saj, gjersa po ashtu ka zbuluar se si i inkurajon ata që të lexojnë.
“Unë fëmijëve të vëllait ua jap nga dy euro sa herë që ata lexojnë një kapitull të një libri, e kanë konton në bankë ku ua qes. Unë insistoj që libri është suksesi i diturisë. Sa ma shumë që kemi librari në kokë, aq më të mençur bëhemi”, ka thënë Xhuli.
“Ata kanë për të shkruar edhe një ese, kështu e pasuron edhe gjuhën finlandisht, suedisht, shqip, anglisht flasin, katër gjuhë i kanë prej fëmijërisë që flasin edhe shqipen nuk e dinë shumë mirë”, vazhdoi bukuroshja nga Drenica.
Tutje, modelja thotë se iu ka blerë libra shqip në mënyrë që ta mësojnë gjuhën sa më mirë.
Xhuli përndryshe është bërë pjesë e këtij formati që nga fillimi i spektaklit më 5 dhjetor.
E njëjta pëlqehet mjaft shumë nga publiku, marrë parasysh se ka qenë në nominim disa herë që nga nisja e BBVK-së. /Telegrafi/