Banori i tretë i eliminuar nga nata finale e Big Brother VIP Kosova është Xhuli Nura.
Modelja nga Drenica përfundoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe la garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ajo u eliminua nga gara për të lënë në finalen e madhe: Vedat Bajramin dhe Stresin.
Ndërkohë, dy finalistët e tjerë që u larguan nga gara e madhe përpara Xhulit ishin: Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.
“Faleminderit publikut për përkrahjen që ma kanë dhënë. Faleminderit shumë të gjithëve”, tha modelja pas eliminimit.
Secili nga finalistët duhet theksuar që kanë marrë nga 10 mijë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QWlbHyGzNsg