Florian Ledoux e ka udhëhequr ekipin, që hynë thellë një vullkani të fjetur në Reykjavik të Islandës.
Në brendësi të Thrinhukakigur, janë shkrepur imazhet mahnitëse të ngjyrave mbresëlënëse të mureve, që janë regjur prej lavës, gjatë shpërthimeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
“Kemi hyrë në zemrën e vullkanit të fjetur, ku dikur ishte magma. Ngjyrat që e rrethojnë atë hapësirë janë mahnitëse” ka thënë Ledoux.
Varësisht prej nivelit ku ka qëndruar lava, shihen ngjyra të ndryshme që kanë mbetur nëpër mure, që tregojnë se si nxehtësia i ka ‘pjekur’ gurët që u ka qëndruar pranë.
Nuancat natyrale të kanë mbetur si gjurmë, janë quajtur si xhevahir të Tokës, që nuk mund të krijohen në mënyrë artificiale. /Telegrafi/