Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Zvicrës ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e sulmuesit anësor shqiptar, Xherdan Shaqirit, në ndeshjen e parë të muajit mars.
Përfaqësuesja e Zvicrës do të nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ me dy ndeshje gjatë këtij muaji.
Helvetikët do të zhvillojnë fillimisht ndeshjen e parë përballë Bjellorusisë më 25 mars, ndeshje e cila do të luhet në Serbi.
E tre ditë më vonë, më 28 mars, Zvicra do takohet me Izraelin në Stade de Geneve.
Megjithatë, ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk do të udhëtoj drejt Serbisë, përkundër se para disa ditësh u ftua nga trajneri Murat Yakin.
ℹ️Update: Xherdan Shaqiri wird aufgrund muskulärer Probleme (Hamstring) nicht zur Nati stossen können. Für ihn wird kein Spieler nachnominiert. Gregor Kobel fällt ebenfalls aus und wird druch Jérémy Frick (Servette FC) ersetzt.
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) March 19, 2023
Është vet faqja zyrtare e Helvetikëve, e cila ka konfirmuar zyrtarisht mungesën e Shaqirit për dy ndeshjet e marsit.
“Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të ftohet në vend të tij”, thuhet në njoftimin e Zvicrës. /Telegrafi/