Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj skenike.
Është shfaqur shpesh herë me stil, e trukuar dhe ndoshta më ekstravagante, por në të vërtetë ajo duket bukur edhe kur nuk përdor fare makijazh.
Ndonëse tash e një kohë ajo promovon produktet kozmetike të një marke të njohur në Shqipëri, duket se vet këngëtarja nuk është se ka edhe aq shumë qejf t’i përdor vet ato.
Së fundmi, Xhensila ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet tërësisht natyrale pa asnjë llojë trukimi në fytyrë, dhe dukej e bukur njashtu siç duket në skenë.
Nga vendi ku është realizuar fotoja, duket sikur këngëtarja ndodhej në një studio muzikore, gjë që tregon se ajo i është futur punës që së shpejti të sjell diçka të re. /Telegrafi/