719 policë që janë pjesë e Policisë së Kosovës, kanë vepra penale.
Kështu ka thënë gazetarja Jeta Xharra në RTVD.
“719 policë kanë vepra penale, fajde, keqpërdorim të detyrës zyrtare, 719 policë me vepra penale vazhdojnë me qenë policë. 719 njerëz me tu sillë me armë e kanë të drejtën me vepër penale e kanë armën e kanë pancirin e mujn me e ngre zhag kondo të dojnë e hala mbesin në punë”, u shpreh Xharra.
Sipas saj ngacmuesit, dhunuesit ndaj grave janë në Policinë e Kosovës.
Ajo kritikoi edhe ministrin Xhelal Sveçla se pse po e lejon një gjë të tillë.
“Qysh po lejon Sveçla me i ndejt 29 policë, që kanë dhunë në familje kur Albulena Haxhiu po shkruan strategjia kundër dhunës në familje, një dorë ngreh majtas, një djathtas për të luftuar dhunën, Albulena nuk mund ti thotë prokurorit vepro kështu por, Sveçla mund ti thotë policit,” tha Xharra.
Xharra shtoi se “nuk është në rregull këta policë të dyshuar për dhunë në familje me qenë aty nesër me u marrë me rastin.”