Në një prononcim të hapur për sfidat e të qenit në krye të një klubi të madh si Barcelona, Xavi ka ndarë disa nga mendimet e tij me mediat.
Ai ka vënë në dukje se roli i trajnerit te klubi katalunas nuk është pa vështirësi, sidomos në kontekstin aktual.
“Hansi Flick? Ai do të vuajë, ky është një vend shumë i komplikuar për të qenë trajner”, ka thënë Xavi.
Xavi ka theksuar gjithashtu se sfidat e të qenit në këtë pozicion nuk lidhen vetëm me presionin që vjen nga të qenit pjesë e klubit, por gjithashtu nga vështirësitë financiare që klubi po përjeton aktualisht.
“Ai duhet ta dijë se është një situatë e vështirë, sepse Barcelona është një klub i vështirë, por edhe për shkak të situatës së pafavorshme financiare, mbi të gjitha rregullat e Fair Play-it financiar në La Liga”, ka shtuar ai.
Duke risjellë në vëmendje barrën dhe stresin që vjen me drejtimin e një klubi të tillë, Xavi ka treguar se një periudhë pushimi është e nevojshme për të balancuar jetën profesionale me atë personale.
“Unë mendoj se 100 për qind duhet të pushoj pak. Është kaq e vështirë të stërvitësh një ekip të Barcelonën, më duhet të pushoj dhe duhet të jem me familjen time”, ka potencuar më tej Xavi.
Xavi ka bërë të ditur në javët e fundit se Barcelona është duke kaluar një periudhë të pasigurt financiare, por raportimet thonë se Hans-Dieter Flick është i informuar mbi këtë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të përballet me sfidat që mund të vijnë. /Telegrafi/