Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka arritur gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë) në qytetin katalunas.
Mëngjesit të sotëm, Barcelona konfirmoi Xavin si trajnerin e tyre të ri, pasi gjatë të premtes veçse u arritën marrëveshjes mes të gjitha palëve.
Gjatë ditës, Xavi u përshëndet me të gjithë në klubin e Katarit, Al Sadd dhe u nis me aeroplan drejt Spanjës.
Nuk ka vonuar shumë se legjenda e Barcelonës ka arritur në qytetin katalunas dhe menjëherë i është bashkuar frymës së ekipit.
Xavi është parë në stadiumin “Johan Cruyff” duke ndjekur ekipin e Barcelona B ndaj Sevillas.
🔥 Xavi following the reserve team from up close
🏟 Estadi Johan Cruyff
⚔ @FCBarcelonaB – Sevilla Atl.
💙❤ #MésQueUnClub https://t.co/NVyIDcK3oQ— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 6, 2021
Ndryshe, Xavi pritet së shpejti t’i bashkohet ekipit në stërvitje, por debutimi i tij si trajner do të vijë vetëm me 20 tetor, pasi ka dy javë pushim ndërkombëtar.
Trajneri i ri i Barcelonës do të debutojë pikërisht në një ndeshje derbi, pasi luajnë ndaj Espanyolit. /Telegrafi/