Telegrafi

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri – kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Barcelona po ndjek titullin e saj të 27-të në kampionatin spanjolle këtë sezon, që do të jetë i pari në katër vjet.

Gazeta Sport shkruan se ata jo vetëm që janë të kënaqur me këtë arritje në Camp Nou, por duan të kthehen sa më shpejt në majat e Evropës.

Këtë sezon ata dështuan plotësisht në këtë drejtim. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan në grupe dhe vazhduan garën në Ligën e Evropës, ku Manchester United ishte më i mirë se ta.

Sport shkruan se Xavi ka një vizion në të cilin pika kyçe është rikthimi i Lionel Messit, i cili aktualisht po luan sezonin e dytë te PSG.

Burime pranë Blaugranëve thonë se Xavi tashmë është duke bërë një skuadër me Messin dhe në asnjë nga planet nuk përmendet mundësia që ai të mos kthehet në klubin ku kaloi 17 vite të karrierës së tij profesionale dhe katër vjet në repartin e të rinjve.

Është gjithashtu interesante që Xavi e sheh atë si një mesfushor, apo ‘playmaker’.

Barcelona do të luajë diamant në mesin e fushës. Kjo mund të nënkuptojë se pas gati 20 vitesh, Barcelona do të braktisë formacionin 4-3-3 për të cilin u bë e njohur dhe me të cilin arritën suksesin më të madh.

Argjentinasi ka në tryezë një ofertë nga PSG për të zgjatur kontratën, një ofertë astronomike nga sauditët dhe opsionin për të shkuar te Interi nga Miami.

E gjithë kjo do të shkatërrohet nëse UEFA ndëshkon Barcelonën duke e përjashtuar atë nga garat evropiane për një vit për shkak të një skandali të madh të blerjes së gjyqtarëve. /Telegrafi/