Xabi Alonso ka vendosur cilin lojtar dëshiron ta transferojë për ta kompletuar ekipin tek Real Madridi
Xabi Alonso thuhet se ka vendosur për lojtarin tjetër që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid këtë verë, pasi tashmë ka mirëpritur Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono. Alons deri tani ka udhëhequr skuadrën e Real Madrid drejt tre fitoreve dhe një barazimi në katër ndeshjet e para në krye të ekipit në Kupën e Botës për Klube, me fitoren e fundit 1-0 ndaj Juventusit që siguroi një përballje çerekfinale me Borussia Dortmund.Dhe përforcimet e reja Alexander-Arnold dhe Huijsen, janë aktivizuar të dy katër herë nga Alonso deri tani, ndërsa Mastantuono luajti për River Plate në këtë garë dhe do t’i bashkohet madrilenëve më 14 gusht, kur të mbushë 18 vjeç.Sipas gazetarit Jorge Picon, klubi mund të jetë ende në pritje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë spanjoll të Benficas, Alvaro Carreras. “Real Madrid nuk e ka mbyllur derën për afatin kalimtar, por nuk po punon për asnjë lëvizje tjetër përveç asaj të Carreras për këtë verë”.


