Site icon Telegrafi

Wilder sfidon më të mirët e peshave të rënda: Katër herë me Furyn, një Joshua tjetër, fjala e dhënë nga Usyk

Deontay Wilder ka bërë një përpjekje të çuditshme për të thirrur tre nga boksierët më të mirë të peshave të rënda.

Amerikani, i cili nuk ka luftuar që nga humbjet radhazi ndaj Tyson Furyt, ka vënë në shënjestër pikërisht këtë të fundit, Antony Joshuas dhe Oleksandr Usykun pasi pretendon se ai është ende një ‘peshk i madh’ në divizion.

Duke folur për Sky Sports, Wilder tha se ai pret të ndeshet me Furyn për herë të katërt, sfidoi Oleksandr Usyk për t’i ofruar atij një shans për titull dhe kritikoi qëndrueshmërinë e Joshuas.

Lexo po ashtu Kur mund të pensionohet Wilder nga boksi

“Unë mendoj se ka padyshim një shans për një luftë të katërt (me Furyn)”, deklaroi ai. “Boksi është një biznes. Shumë njerëz e quajnë atë një sport, por nuk është një sport”.

“Divizioni i peshave të rënda është shumë i vogël. Unë jam ende një peshk i madh në biznes, veçanërisht këtu në Amerikë. Për sa kohë që ne jemi të gjithë në të njëjtën divizion dhe të gjithë ende luftojmë, pse jo? Ajo vetëm mund të çojë në atë. Me gjithë këtë që u tha, është padyshim një mundësi”.

Wilder humbi titullin e tij të WBC ndaj Furyt në vitin 2020 përpara se të dilte në një rimeç mbi një vit më vonë.

Lexo po ashtu Menjëherë pas fitores me Ortiz, Andy Ruiz i shpalli luftë Wilderit

36-vjeçari tani është duke u rikthyer në formë dhe do të luftojë me Robert Helenius në tetor në meçin e tij të parë në më shumë se një vit.

Joshua është një tjetër peshë e rëndë që do të duhet të bëjë të njëjtën gjë pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Usyk, por Wilder pret që britaniku të kthehet në nivelin më të lartë, pavarësisht se kritikon fushat e lojës së tij.

“Unë mendoj se Joshua ishte shumë i kujdesshëm në atë që bëri për sa i përket shkëmbimit të grushteve (me Usyk)”, shtoi Wilder. “E kam thënë gjithmonë, pasi e shoh se ai ka një problem të madh qëndrueshmërie”.

Lexo po ashtu Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz - Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin

“Mendoj se nëse ai mund ta korrigjojë këtë, do të shihni një Joshua ndryshe. Ju nuk do të shihni një që është aq hezitues për të gjuajtur grushte dhe për të bërë gjëra veçanërisht kur ai ishte gati ta nxirrte atë (Usyk) nga atje”.

“Ai kishte pak frikë se mos i mbaronte gazi shumë shpejt dhe u përmbajt pak”.

Lidhur me Usyk, Wilder e sfidoi ukrainasin ‘të jetë njeri i fjalës’ dhe ta luftojë atë, një ide që Usyk e ka sugjeruar në të kaluarën.

Lexo po ashtu Wilder duket më në formë se asnjëherë më parë në pamjet e shfaqura nga trajneri i tij

Megjithatë, kampioni i peshave të rënda e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të luftojë Wilderin, duke pretenduar se dëshiron të përballet me Furyn dhe Canelo Alvarez përpara se të pensionohet në vendin e tij.

“Unë mendoj se Usyk është një njeri i fjalës së tij”, potencoi Wilder. “Nëse Usyk thotë se dëshiron të më japë një mundësi për tituj, atëherë kjo është ajo që unë e mbaj fjalën e tij”.

“Unë u them gjithmonë njerëzve se nuk i shoh luftëtarët e kaluar, por shikoj përmes tyre, nuk ka asgjë të keqe me këtë, të jesh i sigurt në vetvete dhe të shikosh përpara”, vazhdoi më tej amerikani. /Telegrafi/

Exit mobile version