Site icon Telegrafi

Wiesmann prezantoi tre koncepte të reja të veturave elektrike

Prodhuesi gjerman i veturave, Wiesmann, ka prezantuar tre koncepte të reja të dizajnuara në bashkëpunim me shtëpinë e dizajnit Studiokurbos me qendër në Shtutgart.

Këto koncepte në fakt shfaqin atë se çfarë mundet që të ofrojë kompania në të ardhmen për klientët e saj.

Koncepti i parë quhet Design Concept One, i cili ka ngjyrë blu metalike dhe ka një interier me ngjyrë portokalli të ndezur. Është projektuar për të dhënë ndjenjën e vozitjes në Cote d’Azur, transmeton Telegrafi.

 

Ndërkaq Concept Two është frymëzuar nga vitet e 20ta të shekullit të kaluar, pjesa e jashtme ka ngjyrë ari, ndërsa pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë “burgundy” dhe përmban detaje të buta veluri.

Makina e tretë është e lyer me ngjyrë të zezë mat me detaje të shndritshme, ndërkohë që edhe pjesa e brendshme është e errët.

Dizajni përdor detaje nga modelet e mëparshme duke përfshirë MF3, MF4 dhe MF5. Sa i përket specifikimeve teknike, ekziston një bateri 83kWh që mbështet karikimin 300kW (800V) dhe siguron një distancë të vozitjes me një karikim deri në 500 kilometra.

Makina elektrike, e përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 671 kuaj fuqi dhe 1100 njuton metër fuqi rrotulluese në rrotat e pasme dhe mundëson arritjen e shpejtësisë nga 0 në 100 km/h në vetëm 2,9 sekonda. Çmimi i secilës veturë është 300 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version