Arsenali ka barazuar 1-1 në udhëtimin e tyre te West Bromwich në kuadër të javës së 21-të të Ligës Premier.
Topçinjtë kanë lëshuar nga duart fitoren në udhëtimin e tyre te WBA, pasi kanë pranuar gol nga penalltia në minutën e 89-të.
Golat në këtë takim u shënuan nga Alexis Sanchez (83′) për skuadrën e Arsene Wengerit dhe Jay Rodriguez (89′) për vendasit.
Lojtari më i dalluar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi Lorient Koscielny, i cili u notua me 7.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për mesfushori Jake Livermore, që u notua me 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ku i pari u vlerësua me notë 6.6, ndërsa i dyti me 6.8. /Telegrafi/
WBA:
Arsenal: