Site icon Telegrafi

Wanda Nara ‘thumbon’ sërish Icardin, ndërsa flet për marrëdhënien me reperin L-Gante

Wanda Nara është rikthyer fuqishëm në skenën mediatike në Argjentinë dhe së fundmi në një intervistë ka diskutuar për ndarjen e saj me Mauro Icardin.

Influencuesja e njohur është shfaqur në kopertinën e revistës ‘Caras’, përmes së cilës duket i dedikoi një mesazh ish-partnerit të saj.

“Meshkujt vdesin për një grua të pavarur, ata mahniten nga një grua e fuqishme, por pak mund ta shoqërojnë atë”, ka thënë ajo për ‘Caras’.

Bukuroshja në anën tjetër nuk ka nguruar t’i referohet lidhjes së saj me reperin L-Gante, duke theksuar se ‘ndihet e dashuruar dhe se po kalon shumë mirë’.

Megjithatë, prezantuesit e ‘Gossip’ besojnë se kjo është thjesht ‘një marrëdhënie e afeksionuar, por asgjë më shumë’.

Lexo po ashtu Wanda Nara e përjashton mundësinë e ribashkimit me Mauro Icardin: Largohu prej meje

Ajo ka diskutuar edhe për Maxi Lopez, i cili njëherësh është baba i dy fëmijëve të saj.

Nara dhe Lopez së fundmi janë afruar më shumë për hir të fëmijëve të tyre.

Drama me Icardin ka nisur shumë moti, gjersa të njëjtit nuk kanë ngurruar të thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Wanda dhe Mauro kanë bashkë dy vajza: Francesca Icardi Nara dhe Isabella Icardi Nara. /Telegrafi/

Exit mobile version